Rusisë i mungon fuqia punëtore për të ndaluar përparimin ukrainas

Ushtrisë ruse i mungon fuqia punëtore e nevojshme për të penguar një avancim të mëtejshëm ukrainas në rajonin e Luhanskut.
“Trupat ruse nuk kanë fuqi të mjaftueshme njerëzore për të ndaluar sulmet e armikut”, tha korrespondenti Alexander Kots, për tabloidin pro-qeveritar rus Komsomolskaya Pravda në një video të postuar në Telegram.
“Humbjet e fundit ruse janë të lidhura drejtpërdrejt me këtë. Është një periudhë shumë e vështirë kohore në vijën e parë për momentin”, tha tutje ai.
Kots tha po ashtu se “ne presim një luftë serioze këtu shumë shpejt” dhe se “mbetet për t’u parë nëse mund të ndalojë përparimet e armikut”.
Kots konfirmoi se forcat ruse po përpiqeshin të forconin mbrojtjen e tyre në linjën që lidh qytetet e pushtuara të Kreminës dhe Svatova. Yuriy Podolyaka, një bloger ushtarak pro-rus tha të hënën se trupat ruse ishin tërhequr në lumin Zherebets, i cili rrjedh vetëm në perëndim të Kreminës dhe Svatova.
“Armiku po përqendron forcat e tij për të sulmuar Svatove nga dy drejtime. Artileria armike po arrin dhe po punon mbi rrugën Kremina-Svatove dhe aty mund të veprojnë grupet e saj të sabotimit dhe zbulimit. Kjo zonë është duke u fortifikuar nga trupat ruse që hapin llogore dhe vendosin mina tokësore”, Kots të martën.
Ai theksoi se forcat ukrainase janë “në nivel të lartë dhe gëzojnë një avantazh numerik”.
“Ata nuk kanë probleme me të dhënat e inteligjencës apo armët me precizion të lartë të cilat i përdorin vazhdimisht. Ne thjesht presim që rezervat tona të bëhen të aftë për të luftuar dhe t’i bashkohen betejës”, theksoi Kots./21Media

Back to top button