Russell Crowe nuk është më një ‘gladiator’
29 Mars 2017
Dikur i njohur për format perfekte, tani me trup të shëndoshë
Dikur i njohur për format perfekte, tani me trup të shëndoshë
Aktori Russell Crowe është fotografuar teksa ka qenë duke shijuar së bashku me familjen motin e ngrohtë në Australi. Ajo cka befasoi adhuruesit e tij, është fakti se në fotografi të shkrepura nga paparzit, Crowe shihet se kishte shtuar shumë kilogram.
Fituesi i çmimit Oscar, i njohur për format e perfekte trupore tek filmi “Gladiator”, ka treguar trupin e tij të shëndoshë, ndërkohë që është parë duke luajtur “rugby”.
Nuk është ende e qartë nëse shëndeti i tepërt i aktorit është për shkak të ndonjë roli të ri apo ai thjesht po shijon vitet e moshës së mesme./21Media