Ditë e veçantë për këngëtaren

Ditë e veçantë për këngëtaren

Për këngëtaren e njohur kosovare, Ryva Kajtazin sot është një ditë  e veçantë pasi që ajo feston ditëlindjen e saj të 39-të.

Edhe përkundër moshës që ka, Ryva me pamjen dhe stilin duket si të ishte në të 20-tat.

Ryva Kajtazi është një ndër këngëtaret më të njohura, dhe të dashura për publikun.

Ajo karrierën e ka filluar në moshën të re, ndërsa gjerë tani ka një karrierë të bujshme muzikore.

Përveç muzikës, Ryva njëkohësisht është edhe aktore.

Suksesin që e ka në punë këngëtarja e dëshmon çdo herë, por padyshim se Ryva gëzon edhe një jetë të lumtur familjare.

Ajo është martuar në vitin 2014 dhe është nënë e një vajze me emrin, Dorela.

Ndryshe, “A t’bjen n’mend per mua” është projekti i fundit muzikor që Ryva kishte publikuar në muajin nëntor të vitit 2018. /21Media