Sa demokratike janë partitë politike?!

Partitë politike në Kosovë kanë vazhduar traditën e votimit të një kandidati në zgjedhjet e tyre të brendshme, duke pretenduar të kenë rritur demokracinë në parti. E fundit ishte Lëvizja Vetëvendosje me Albin Kurtin të vetmin kandidat për kryetar të Partisë. Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i ka bërë thirrje partive politike që të marrin guximin dhe të ndërtojnë subjekte të bazuara në program dhe vlera.
Lëvizja Vetëvendosje ka votuar për kryetarin e saj, të vetmin kandidat, Albin Kurtin u rizgjodh për herë të tretë. Pro Kurtit ishin 98.6 për qind e votuesve, kundër ishin 0.89 për qind dhe 0.51 për qind abstenuan.
Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë kjo ishte fryma demokratike e zgjedhjes meqë një kundërkandidat do të prishte, siç thonë, sistemin e demokracisë.
Kjo nuk është e vetmja parti që ka patur një kandidat për kryetar të Partisë.
Pa kundërkandidat është rizgjedhur edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj me rreth 99 %. Edhe Partia Demokratike e Kosovës zgjodhi Memli Krasniqin, për kryetar të saj me vetëm 7 vota kundër. Lidhja Demokratike ndërkaaq pati tre kandidatë për kryetar të partisë, prej të cilëve Lumir Abdixhiku mori shumicën e votave.
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi tha se fatkeqësisht partitë politike në Kosovë ende nuk kanë arritur të bëjnë një organizim të tille ku do të siguronin të kishte ndonjë garë të drejtë.
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi thote se “partitë në Kosovë ndërkohë, vazhdojnë të favorizojnë një kandidat për kryetar të partisë, duke ia besuar drejtimin emrave të njohur në politikë.”
Ehat Miftaraj vlerëson megjithatë se nga partitë e tjera LDK edhe në të kaluarën ka synuar që zgjedhjet e brendshme të bazohen në program.
Miftaraj komentoi edhe zgjedhjet e brendshme të partisë me te re Lista Guxo. Kjo parti ka vendosur që të zgjedhe dy kryetarë për ta udhëhequr partinë. Donika Gërvallen dhe Faton Pecin.
Miftaraj kërkon që partitë politike te dalin nga mentaliteti i partive të cilat fokusohen te një liderë dhe te gjejnë modelin dhe guximin që të ndërtojnë parti politike që janë të bazuara në program dhe vlera./21Media

Back to top button