Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa ishte e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, të hënën. Krijuesja e shumë hiteve foli për tatuazhet e saj, “Dua Lipa Challenge” në TikTok, e pastaj  realizoi disa intervista me të moshuar për ta kuptuar se sa e njohin atë. Në mesin e pyetjeve ishin se a e njohin atë, çka mendojnë për të, veshjen dhe muzikën e saj.

“Shumica e fansave të mi janë të rinj, por mundohem gjithmonë të arrijë një audiencë më të gjerë, kështu desha të arrijë te disa të moshuar”, spjegoi ajo në monologun e saj.

“Këta janë njerëzit e vërtetë që doja t’i intervistoja në internet. U thashë atyre se po e realizoj një hulumtim rreth muzikës, por s’ju tregova se kush jam”, shtoi më tej ajo.

“A e dini se kush është Dua Lipa”, pyet ajo. Disa nga ta përgjigjen “Kush?”, “A është njeri?”, “Dua Mita”. Madje një nga ta e ngatërroi totalisht me grupin “The Doobie Brothers”, një rok band i vitit 1970.

Pasaj ajo e lëshoi këngën “Break my heart”, dhe komentet ishin pozitive.

Lipa ua prezantoi atyre një foto të saj, për t’ua dëshmuar se është ajo.

“Është e tmerrshme”, tha një grua duke iu referuar veshjes së saj në një fotografi.

Në fund të bisedës, artistja ju tregon që në fakt ajo vet është Dua Lipa./21Media