Rukiqi(OEK): Kosova ndër vendet më të dëmtuara në ekonomi

Rukiqi(OEK): Kosova ndër vendet më të dëmtuara në ekonomi

Flasim në vijim për ndikimin e pandemisë ne Ekonomi. Qeveria e re duhet ta formojë sa më parë gjykatën komerciale për të pasur siguri juridike, pasi që mungesa e sundimit të ligjit mbetet një ndër arsyet kryesore pse s’ka investime në Kosovë. Kjo është kërkesa e kreut të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili, po ashtu porositi qeverinë që sa më parë t’i zbatojë tërësisht masat e Pakos Emergjente Fiskale, për të filluar me rimëkëmbjen ekonomike nga korriku.