Hasanaj flet rreth monitorimit të zbatimit të udhëzimit administrativ për ndëshkimet me gjoba

Hasanaj flet rreth monitorimit të zbatimit të udhëzimit administrativ për ndëshkimet me gjoba

“Let`s Do It Kosova” bashkë me Zyrën e Bashkimit Evropian dhe KCSF , kanë filluar projektin e “Monitorimit të zbatimit të udhëzimit administrativ për ndëshkimet me gjoba mandatore”. Sipas drejtuesit të kësaj iniciative, Luan  Hasanaj zbatimi i këtij udhëzimi është shumë i dobët. “Ministria e Mjedisit e ka nxjerr një udhëzim administrativ ku parashihen gjoba për të gjithë ndotësit, tu fillu prej cigares e deri tek ndotjet e mëdha, mirëpo fatkeqësisht zbatimi është i dobët “, ka deklaruar Hasanaj në “Bon Bon” në RTV21.

Luan Hasanaj ka thënë se policia dhe inspektorët janë të pajisura me tiketa, por sipas tij numri i gjobave të shqiptuara është shumë simbolik./21Media