Binjakja e bashkuar tregon sfidat me motrën dhe të dashurin e saj

Një binjake e bashkuar thotë se shkatërron gjithmonë fotografitë e lezetshme të motrës së saj dhe të dashurit të motrës.
Lupita ndau foto dhe në një video ku shpjegon se shpeshherë nuk e kupton që binjake Carmen dhe i dashuri i saj po bëjnë një foto.
Ato janë binjake omfalopag, të cilët përbëjnë 10% të të gjithë binjakëve të bashkuar. Kjo do të thotë se binjaket kanë nga një zemër, një grup krahësh, një grup mushkërish dhe një stomak.
Megjithatë, ato ndajnë disa brinjë, një mëlçi, sistemin e tyre të qarkullimit të gjakut dhe sistemin e tyre tretës dhe riprodhues.
Binjaket 21-vjeçare, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë grumbulluar 1.5 milion ndjekës në Tiktok dhe shpesh bëhen virale duke folur për jetën e tyre.
Ato gjithashtu u shfaqën në një dokumentar të Channel 4 në fillim të këtij viti, ku frymëzuan mijëra persona me historinë e tyre, transmeton rtv21.tv.
Lupita përshkroi se si është të shfaqesh gjithmonë në fotot në çift me motrën e saj.
“Kjo jam unë që po shkatërroj të gjitha fotot e Carmen dhe të dashurit të saj”, tha ajo.
Në foton e parë, Lupita ka shpjeguar se ishte kapur në befasi dhe thjesht po përpiqej të ushqehej.
“Kjo jam unë që ha një mollë, sepse po shijoja mollën dhe askush nuk më tha se po bënin foto”.
Në foton e dytë, sërish Lupita nuk e dinte se po bënin foto. “Kjo jam unë. Nuk më tha se po bënin sërish foton”.
Në foton e fundit, ajo tha se dukej “e çmendur”./21Media

 

Back to top button