Akrepi është një shenjë shumë emocionale, kërkuese dhe ekspresive. Shpesh kërkon të kontrollojë një lidhje, aq sa bëhet edhe agresiv.

Femra Akrep: Femra Akrep ka një energji të jashtëzakonshme që është e pamundur ta injorosh. Është mbretëreshë e transformimit, ‘mashtruese e dashurisë’, dhe dinake. Di të jetë shumë misterioze, tinëzake, provokuese, por edhe emocionale. Akrepi femër është një grua ose vajzë flirtuese, sipas Living. S’do t’ia jepte zemrën lehtë një mashkulli, pasi për të është shumë e rëndësishme që ai t’i fitojë besimin paraprakisht.

Mashkulli Akrep: Është po ashtu natyrë shumë pasionante, mjaft dominues në lojërat e dashurisë. Bën gjithçka për ta kënaqur partneren e tij, por është edhe tmerrësisht i fshehtë.