Jetëgjatësia mesatare në Kosovë për vitin 2019 është vlerësuar të jetë 76 vjet. Burrat jetojnë mesatarisht 74 vjet, kurse gratë në Kosovë llogatritet që jetojnë më gjatë se sa burrat për 5 vjet, pra mesatarisht gratë në Kosovë jetojnë deri 79 vjet.

Ndërkaq, mosha mesatare e popullsisë së Kosovës është 30 vjet

Këto të dhëna janë kofirmuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas raportit të ASK-së, “Gratë dhe burrat në Kosovë 2018-2019”  popullsia e përgjithshme rezidente në Kosovë në fund të vitit 2019 ishte 1 milion e 782 mijë e 115 banorë.

Dendësia e popullsisë ishte 163.42 banorë për km2./21Media