Ende nuk dihet kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA, por dihet kush nuk do të jetë Kanye West.

Reperi 43-vjeçar ka pranuar se mblodhi vetëm 60 mijë vota nga rreth 160 milionë, transmeton rtv21.tv.

Por karriera politike e West nuk mund të ketë mbaruar akoma. Ai shkroi në Twitter “Kanye 2024” duke sinjalizuar një kandidim tjetër.

Në këtë përpjekje të parë presidenciale, West u shfaq në fletët e votimit në 12 shtete, duke humbur afatin e regjistrimit në shumicën e vendeve të tjerëve.

Kur ai njoftoi kandidaturën e tij në korrik, West kishte thënë se platforma e tij ishte modeluar nga Wakanda, mbretëria e trilluar nga Black Panther./21Media