Po mbahet takimi i Vuçiqit me Borrellin dhe Lajçakun

Në Ohër filloi takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, raporton RTS.

Sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, ku do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim më 27 shkurt në Bruksel.

Kurti e Vuçiq do të mbajnë takime ndaras me Borrellin e emisarin për dialogun Miroslav Lajçakun, e më pas pritet të ketë takim trepalësh./21Media

Back to top button