Anulimi i ahengjeve dhe mbrëmjeve muzikore për shkak të pandemisë, këtyre ditëve janë kryefjala e shumë artistëve dhe biznesve të tjera që kanë ndërlidhshmëri me këtë fushë, shkruan portali rtv21.tv

Lidhur me këtë u deklarua edhe këngëtari, Sabri Fejzuallhu. Ai në emisionin Mama’s Trip në RTV21, tha se personalisht ka të ardhura për të jetuar, dhe anulimi i mbrëmjeve nuk është se i ka sjellë probelme financiare. Kjo pasiqë siç tha Sabriu falë karrierës së tij 55 vjeçare ka arritur që ta krijojë një balancë financiare për të jetuar mirë.

Megjithatë ai adresoi kritika për mënyren se si shihen artistët. Sipas tij këngëtarët janë njerëz dhe me të ardhurat që i fitojnë mbajnë familjet.

“Për ne këngëtarët gjuhet gurë e dru…ne investojmë vet në këngë në orkestrim, në videoklipe në çdo gjë edhe ne ndihmojmë kapak”., tha ndër tjerash këngëtari./21Media