Sabri Fejzullahu me shumë emocion flet për koncertin në stadiumin “Fadil Vokrri”
11 Qershor 2020
Komuna e Prishtinës i ka ndarë sot legjendës së muzikës shqipe, Sabri Fejzullahut, “Çelësin e qytetit”, për kontributin e gjatë në muzikë.
Këngëtari i mirënjohur në “Bon Bon” në RTV21 foli për lidhjen e tij me qytetin e Prishtinës, madje ai ndau copëza të historisë nga fillimet e para të karrierës së tij mbi 50-vjeçare.
“Prishtina është shtëpi e madhe, ai që është i aftë profesionalisht, mundet me u realizu në Prishtinë.”, u shpreh mes tjerash ai.
Legjenda e muzikës foli me shumë emocion edhe për koncertin e tij që u mbajt gjatë kohës së pandemisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Do të vdes e s’do ta harrojë atë”, deklaroi mes tjerash ai dhe u shpreh shumë mirënjohes ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti./21Media