Fotografinë e ka publikuar bashkëshortja e Sabri Fejzullahut

Fotografinë e ka publikuar bashkëshortja e Sabri Fejzullahut

Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu po qëndron në Londër. Fejzullahu është takuar me emra të njohur, e një fotografi të cilën e ka publikuar bashkëshortja e Sabriut, Nera në Instagram, shihet këngëtari përkrah nënës së Ritës, Vera Orës.

Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve, i cili ka arritur që të zë vend në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë. Fejzullahu, ka fituar 18 “Okarina të Arta” në “Akordet e Kosovës”, ka incizuar më shumë se 800 këngë, ka marrë pjesë në shumë festivale shqiptare si dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit.

“Shqipe” është projekti i fundit i Sabri Fejzullahut, të cilin e ka sjellur para disa javësh./21Media