Në 120 vjetorin e vdekjes së Naim Frashërit, shkrimtari Sabri Hamiti ka botuar monografinë me titull “Naim Frashëri”.

Vepra shpalos jetën dhe veprën e atdhetarit e shkrimtarit shqiptar dhe do t’iu shërbej studiuesve dhe kritikëve letrarë si një vepër referuese për një kohë të gjatë.

Në librin 170 faqesh thuret profili i shkrimtarit të dashur e të adhuruar të letërsisë shqipe, i cili kishte arritur statusin e pakontestueshëm të poetit kombëtar, por që për vite kishte qenë edhe i censuruar nga diktatura”, thuhet në njoftimin e Sabri Hamitit për librin.

Monografia e cila nis me “Poezia e Naimit është gjuha shqipe e shpirtëruar me pamje të dashurisë”, vazhdon duke theksuar se anipse ekziston një ndarje kohore të autorit Hamiti dhe të Frashërit, gjuha e poezisë së tij ka qenë dhe mbetet frymëzim.