Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij sot janë pajisur me pasaporta të Shqipërisë. Me këtë rast, këngëtari ka shkruar disa fjalë për presidentin Ilir Meta.

Sabriu, përveç falënderimit, është shprehur se sot me pasaportën shqiptare nuk do të jetë më shumë shqiptar se që ka qenë në ditën kur është lindur.

“I dashur President Meta , Jam i nderuar me dékretin tuaj per shtetesine Shqiptare . Me keni bere krenar me kete, keni nderuar punen dhe angazhimin tim nji jete te tere ne rriten dhe lartesimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo neper bote . I dashur President , une sot me pasaporten Shqiptare nuk Jam me shume shqiptar se qe isha qe nga dita kur linda .Nje jete te tere vogelsia ime ishte ne sherbim te Shqiperise , Kosoves, asaj Shqiperise gjeografike te ciles ju i sherbyet me guxim dhe ndere i dashur President . Te faleminderit shume! Ndjehem i vleresuar dhe respektuar e kjo per mua do te thote shume.”, ka shkruar artisti në instagram.

Në imazhin e publikuar, në të cilin Sabriu shihet me bashkëshorten e tij, me pasaporta në duar, këngëtari ka marrë pëlqime dhe komente të shumta./21Media