Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu sot përmes një postimi në Instagram ka emocionuar të gjithë me urimin e ditëlindjes për vajzën, Adelinën.

Me rastin e ditëlindjes, Sabriu zgjodhi fjalët më të mira për të,  teksa publikoi një foto të realizuar vite më parë.

“Ke qen shume e vogël Sydetja e babit.Sot i ke mbushur 46 vjet?? sa shpejte. E postova këtë foto kur ishe e voooggeel. Me shpirte te uroj me i gëzuar edhe 100 tjera e shëndetshme se bukuria Ty nuk te humbe kur. Të dua me shpirte Adelina Babit“, ka shkruar Sabriu në Facebook.

Kujtojmë se, Adelina dhe Armendi janë dy fëmijët e Sabriut nga martesa e parë. Ata jetojnë në Angli./21Media