Vdekja e dy vëllezërve deçanas nga goditja e trenit në Stutgard tronditi mbarë popullin shqiptarë, e dhimbje për ta shprehen edhe yjet e estradës, shkruan portali rtv21.tv

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, ishte takuar edhe nga afër më njërin prej vëllezërve dhe ishte fotografuar më të. Atë imazh, Sabriu e ndau me ndjekësit në rrjetet sociale ku shprehu fjalët më të ndjera për vëllezërit.

“Pse ai tren i mallkuar qiftë ju mori ty e vëllain tënd, e prindërit, shokët, e mbarë shqiptarët na I shkrumboi zemrat. U fotografuam bashkë unë e ti, o dritë, o yll, bukuri e paparë, për të kujtuar sat ë është jeta me dhimbje në shpirt. Pushoni të qetë atje ku jeni mes luleve. Ngushëllime familjes e gjithë shqiptarëve.”, shkroi Sabriu mbi fotografi./21Media