Armando Sadiku është bërë me klub të ri, duke u transferuar në klubin turk Erzurumsporit.

“Ramë dakord me Armando Sadikun për parimin. Lojtari do të vijë në Erzurum dhe do t ‘ i bashkohet ekipit tonë pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtares”, thuhet në njoftimin e klubit të bërë në “Facebook”.

Kujtojmë që Erzurumspor u ngjit në elitën e futbollit turk këtë edicion që lamë pas.

Sadiku, sulmuesi shqiptar pritet të marrë rolin e protagonistit te kjo skuadër, pas edicionit mjaft të mirë në Spanjë te Malaga.