Sadiku fiton meçin e parë në Bullgari

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku e nisi mbarë turneun ndërkombëtar “Stradnja” të Sofias së Bullgarisë, duke mundur momgolezen, Monkhor Namun, kategoria -60 kg.

Turneu, në të cilin Kosova ende nuk ka medalje, do t’i shërbejë boksieres tonë, para turneut kualifikues botëror për Lojërat Olimpike Paris 2024.

“Strangja” po zhvillohet për herë të 75-të. Është turneu më i vjetër në Evropë. Po garojnë 178 boksierë nga 28 shtete të ndryshme./21Media

Back to top button