Infektologu Izet Sadiku sonte në një intervistë për RTV21 tha se Klinika Infektive nuk teston persona për COVID19, por trajton pacientët e infektuar me koronavirus.

“Klinika Infektive jo vetëm te ne por askund ne rajon nuk është për testime për Covid-19 vetëm për trajnim”, tha ndër tjera Infektologu Izet Sadiku për RTV21.

Sadiku bëri thirrje për Qendrat e Mjekësisë Familjare që të mos i orientojnë pacientët për në Infektivë.

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit vdiqën katër persona, të cilët ishin të prekur me Covid-19, ndërsa u konfirmuan 418 raste të reja, derisa u shëruan 67 pacientë./21Media