Sadiku: Kosova është viktimë në të gjitha dialogjet që ka bërë me Serbinë

Analisti i marëdhënieve ndërkombëtare, Arbnor Sadiku duke diskutuar përballë deputetit të VV-së, Enver Dugolli ka thënë se Kosova është viktimë në të gjitha dialogjet që ka bërë me Serbinë.
”E dimë kompromiset që janë bërë me pakon e Ahtisarit e pastaj ajo e Vjenës, duhet ta kuptojmë që e kemi shtetësinë tonë të pakryer në aspektin e njohjes ndërkombëtare dhe pavarësisht që jemi shtet i pavaruar eksiztenca e shtetit nuk nënkupton pranimin e tij në OKB, prandaj kërkohet nga partnerët tanë që Kosova të vazhdoj dialogun”, ka thënë ndër të tjera Sadiku.

Sadiku tutje ka shtuar se Kurti në dialogun Kosovë-Serbi është dashur të tregohet më i zhdërvjelltë dhe më i guximshëm./21Media

Back to top button