Sadiku në çerekfinale të Kampionatit Evropian
Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku sot arriti në çerekfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Medalistja botërore (60kg) në të teten e finales mundi bindshëm 5:0 boksieren nga Greqia, Marinela Cani dhe u kualifikua për në çerekfinale.
Siç informoi Federata e Boksit, Sadiku më 19 tetor do të boksojë për medalje me boksieren nga Rumunia, Marin Loredana Andreea./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?