Sadiku në gjysmëfinale të turneut të boksit “Çesme”

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka kaluar në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar të boksit në kategorinë seniore “Çesme”, që po mbahet në Turqi.

Sadiku në çerekfinale korri fitore bindëse 5 me 0 kundër boksieres nga Japonia Ayava Taguchi dhe u kualifikua për në gjysmëfinale ku siguroi medaljen e bronztë.

Nesër, më 27 prill në gjysmëfinale Donjeta Sadiku takohet me boksieren nga Turqia Gizem Ozer.

Back to top button