Viki Vaknin, menaxherja e njohur izraelite, pohon për “Panorama Sport” se Armando Sadiku është shumë pranë transferimit te klubi i Makabi Haifa

Viki Vaknin, menaxherja e njohur izraelite, pohon për “Panorama Sport” se Armando Sadiku është shumë pranë transferimit te klubi i Makabi Haifa

“Po, është e vërtetë që ka një interesim konkret nga ana e klubit të Makabi Haifa kundrejt Sadikut. Deri tani bisedimet kanë ecur mirë, jo vetëm mes klubit dhe lojtarit, por edhe mes dy klubeve sa i përket vlerës së kartonit.Megjithatë, ka ende punë për t’u bërë sa i përket përfundimit zyrtar të marrëveshjes. Nuk mund të them më tepër detaje, sepse nuk jam e autorizuar nga asnjëra prej palëve”, deklaroi fillimisht Vaknin për gazetën.

Menaxherja, e cila dikur kishte në patronazh edhe Hamdi Salihin sa u përket ofertave që ai merrte nga Izraeli, ka pohuar se së fundmi janë futur në lojë edhe agjentët e klubit kampion, Hapeol Ber Sheva, por gjithsesi Makabi Haifa mbetet favorit për të marrë shërbimet e Sadikut.