Sado Maksuti me makinën unike mê mes të show-t mes makinave më të shtrenjta në botë

Quhet SOC dhe nënkupton pronarët e makinave më të shtrenjta në mbarë botën. Këtë herë që ishte edicioni i 10 -të ky event është mbajtur në Puglia të Italisë ku makinat më luksoze vijnë nga e gjitha bota dhe reklamohen si në një garë për bukurinë dhe çmimet e tyre.

Makinat janë unike thënë ndryshe janë të porositura nga njerëz të marrosur pas tyre dhe janë prodhim limitied. Ne mësojmë se aty me makinën e tij të porositur enkas për të ka qenë edhe personazhi i njohur shqiptar Sado Maksuti, si i vetmi shqiptar ku i është bashkuar së bashku me Area S1 siç quhet dhe makina e tij luksoze këtij eventi.

SOC Weekend Italy siç quhet edhe ky lloj panairi ka nisur të mbahet nga dt 12 deri më 15 shtator në Puglian antike të Italisë ku dashamirës të shumtë shkojnë e takojnë pronarêt por edhe shohin e prekin nga afêr makinat më unike në botë.

Edhe faqja e njohur e huaj Supercar Owners Circle ka postuar disa foto dhe video nga ky spektakël makinash ku ka rënë në sy edhe makina e Sados.

Back to top button