Zëvendësministrja e Punëve ta Jashtme, Teuta Sahatqija në emisionin “Click” në RTV21 tha se vendi ynë ende është duke luftuar me hijet e Jugosllavisë dhe hijet e Titos.

“Ne nuk jemi duke luftuar vetëm me Serbinë për afirmimin e Kosovës po ne ende jemi duke luftuar me hijet e Jugosllavisë dhe hijet e Titos me hijen e vendeve te pa inkuadruar. Por në anën tjetër jam shume e lumtur dhe jam dëshmitare pasi që kam pasur mundësi te shohë te punën e jashtëzakonshme të diplomatëve tanë duke përçuar mesazhin që Jugosllavia nuk ekziston Tito nuk ekziston Kosova nuk e ka shkartuar Jugosllavinë Kosova është një prej 7 shteteve qe kanë dalë prej ish—Jugosllavisë”, deklaroi Sahatqija./21Media