Sahatqija shkarkimin e ambasadorëve e quan vendim politik

 

Largimin e ambasadorëve dhe tërheqjes së misionit diplomatik, anëtarja e kryesisë së LDK-së, Teuta Sahatqija e konsideron si vendim politik.

Në emisionin “ArgumentPlus” në RTV21 Sahtqija tha se ky vendim politk nuk ka të bëjë me kualitet e individëve po ka të bëjë për përdorimin e shkarkimit si akt për politikat vendore.

“Nëse lirohen 12 ambasadorë nuk ka të bëjë me persona nuk ka të bëjë me individ, aty ka të bëjë me një vendim politik mund të them që aj vendim politik nuk ka të bëjë me njerëz me kualitetet e tyre po ka të bëjë për përdorimin e shkarkimit si akt për politikat vendore politika e jashtme në shërbim të politikes vendore”, tha Sahtqija.

Tutje ajo shtoi se ky vendim nuk është në rregull teksa tha se, nëse ndonjëri prej ambasadorëve nuk e do kishte kryer punën mire atherë duhej të shkarkohej me procedura./21Media 

Back to top button