Mohamed Salah me golin e sotëm ka thyer rekordin e legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard, sa u përket golave të shënuara në Ligën e Kampionëve.

Me golin e shënuar sot ndaj Midtjyllandit ai ka arritur në kuotën e 22 golave në këtë garë.

Ai bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Steven Gerrard ka 21 gola, Sadio Mane ka 17 gola, ndërsa Firmino ka 15 gola.

Që kur ishte transferuar te Liverpooli përreth 40 milionë euro nga Roma në vitin 2017, Salahu ka qenë njëri ndër lojtarët kyç në skuadrën e Jurgen Kloppit.

Ai ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, Superkupë dhe Kupën e Botës për Klube.