Mohamed Salah është lojtarë i Liverpoolit

Mohamed Salah është lojtarë i Liverpoolit

Anësori egjiptian ka nënshkruar dje me Liverpoolin dhe në prezantimin e tij te gjiganti anglez është parë shumë i kënaqur dhe i lumtur me këtë aventurë. “Jam shumë i lumtur dhe emocionuar që jam këtu. Do të jap gjithçka për të fituar diçka me këtë skuadër”, ka deklaruar fillimisht Salah.

“Ne kemi një ekip të mirë me lojtarë të mëdhenj, unë i kam parë ndeshjet e vitit të kaluar, ata kanë dhënë maksimumin për të fituar diçka”, përfundoi egjiptiani.

Ndërsa, në anën tjetër edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ndihet i lumtur me transferimin e anësorit egjiptian nga Roma.

“Mohamed ka përzierjen perfekte të përvojës dhe potencialit – kjo është me të vërtetë emocionuese”, ka deklaruar Klopp pas zyrtarizimit të Salah.