"Miq, sot 75 vjeç..."

“Miq, sot 75 vjeç…”

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha feston 75-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, ai u shpreh falënderues për këto 75 vite të bukura jetë dhe mirënjohës ndaj familjarëve dhe miqve të tij.

“Miq, sot 75 vjeç! E para qe buron nga shpirti im kete dite eshte mirenjohja e pakufishme ndaj familjareve te mi te dashur, miqve te ngushte, shqiptar dhe te huaj, bashkpuntoreve te çmuar per dashurine, sakrificat, miqesine dhe ndihmesen e tyre tejet te vyer qe kane deshmuar ndaj meje ne çdo kohe dhe çdo stine dhe kane bere te mundur keto 75 vite te jetoj ne realitetin e endrrave te mia me te guximshme. Ndjehem pafundesisht i lumtur, i priviligjuar dhe i bekuar nga Zoti qe pata dashurine, miqesine, mbeshtetjen e tyre! Se fundi miq, kete dekade une kam patur kenaqesine dhe privilegjin e vecante te udhetoje ne vjeshten e jetes time. Falenderoj Zotin qe me fuqine dhe vullnetin e tij e ka bere kete vjeshte te bukur si nje pranvere te dyte per mua!”, shkroi Berisha në një postim në Facebook.

Berisha është politikan shqiptar që shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë në vitet 1992 – 1997 dhe presidenti i parë i zgjedhur nga një parlament i dalur nga zgjedhjet të lira demokratike pas rënies së regjimit komunist. Berisha qe edhe kryeministër i Shqipërisë nga 2005 deri më 2013. Ka qenë kryetar i Partisë Demokratike dy herë, në periudhën 1991 – 1992 dhe sërish nga 1997 gjer më 2013. 

Si një ish-sekretar komiteti i Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, e braktisi karrierën e tij si kardiolog dhe profesor i universitetit për t’u bërë lideri i Partisë Demokratike.

Sali Berisha është i martuar me Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, vajzën Argitën dhe djalin Shkëlzenin./21Media