Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Salih Mustafa sot u vetëdeklarua i pafajshëm në të gjitha pikat.

Pika një e akuzonte Mustafës për ndalim arbitrar, për të cilën u deklarua i pafajshëm. Ai u deklarua i pafajshëm edhe për pikën dy për trajtim mizor. Po ashtu i pafajshëm u deklarua edhe për pikën 3 ku akuzohet për torturë dhe pikën e fundit 4 ku akuzohet për vrasje të paligjshme.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë. E ku më 28 shtator Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa u paraqit para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju./21Media