Mustafa kërkoi të zbardhen krimet serbe në Kosovë

Mustafa kërkoi të zbardhen krimet serbe në Kosovë

Salih Mustafa, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u deklarua i pafajshëm në sallën e gjyqit në Hagë, për të gjitha pikat me të cilat akuzohet. Para se të deklarohet i pafajshëm, Mustafa ka bërë një deklaratë për gjykatësin e procedurës paraprake, përmes se cilës kërkoi që të hetohen, siç tha ai, krimet serbe të kryera ndaj civilëve shqiptar në Kosovë.
Mustafa akuzohet për veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, e për të gjitha këto pika ai sot u deklarua i pafajshëm.(E pergaditi- Fitore ADEMI)/21Media