Ka filluar të mbahet seanca dëgjimore e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Ai pritet të deklarohet sot para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë rreth akuzave që e ngarkon Prokuroria Speciale.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë. E ku më 28 shtator Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa u paraqit para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju. Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare./21Media