Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu i cili njihet edhe si miku më i ngushtë i legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit tha se ai ishte lindur për një mision.

“E ka ulë kokën kur është dashtë, ka qenë një diplomat, një njëri që ka ditë të përfitojë. Edhe sot e kësaj dite e kemi krijuar një imazh në UEFA e FIFA, falë gjakftohtësisë së tij, menjdeprehtësisë, durimit të tij”, u shpreh Salihu në një intervistë për emisionin BonBon në RTV21.

Salihu duke e kujtuar veprimtarinë e Vokrrit u shpreh se e ka parandje se legjendat e tilla nuk jetojnë gjatë. Ai tha se Vokrri e ka përfunduar misionin e tij duke thënë se ka qenë i jashtëzakonshëm.

Tutje Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së e vlerësoi lartë thjeshtësinë e legjendës, duke thënë se ka qenë lider në fushë dhe vdiq si i tillë.

 

Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është zbuluar buceta e shtatores së legjendës së futbollit, në dyvjetorin e vdekjes së tij.

Fadil Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër./21Media