Sot në Debat Pernime që shfaqet në RTV 21 u përballën kandidatët për kryetar të Shtimes

Sot në Debat Pernime që shfaqet në RTV 21 u përballën kandidatët për kryetar të Shtimes

Kandidati i pavarur Mehdi Salihu akuzoi kandidatin e PDK-së për kryetar të Shtimës dhe kryetarin aktual Naim Ismajli pasi ai e ka caktuar në krye të kompanisë së ujësjellësit rajonal Prishtina një person nga Presheva që jeton në Prishtinë, duke cilësuar se një pagë 1 mijë euro humb në komunën e Shtimes.

Kryetari aktual Naim Ismajli replikoi duke thënë se nuk është ai i cili i cakton anëtarët e bordit të ujësjellësit rajonal Prishtina, mirëpo është direkt zyra e kryeministrit të Kosovës që e kryen këtë detyrë, asociacioni i komunave sipas tij mund vetëm të propozojë ndonjë kandidat, shkruan rtv21.tv.

Salihu nuk u pajtua aspak me përgjigjen e Ismajlit, duke thënë se të 7 qytetet që janë pjesë e ujësjellësit rajonal përfaqësohen nga anëtarë të tyre përveç Shtimes, e këtë të fundit e përfaqëson njeriu që është shok i ngushtë i kryetarit Ismajli që punojnë bashkë edhe në AAB.

Këtë pretendim të kandidatit të pavarur Mehdi Salihu e ka përkrahur edhe kandidati tjetër i pavarur Fatmir Rashiti, duke thënë se është vetë kryetari ai i cili e ka caktuar anëtarin e bordit në ujësjellësin rajonal Prishtina, si dhe gjithashtu është edhe shok i kryetarit që ka fituar shumë tendera gjatë 4 viteve sa ka qenë anëtar i bordit./21Media