Sallatë me plotë vitamina

Sallatë me plotë vitamina

Me këtë “bombë” vitaminash jo vetëm që do të pasuroni menynë tuaj dhe të familjes, por do të forconi gjithashtu sistemin imunitar e të parandaloni viruset e mundshme.

Përbërësit: 4 rrepa të kuqe, 4 karota, 3 mollë, 1 rrënjë selino, lëng limoni dhe 1 limon kokërr dhe 6 lugë gjelle mjaltë.

Përgatitja: Rrepat, mollët dhe selinon qërojini. Karotat grijini në shirita, limonin lajeni e pastaj të gjitha këto bluajini imët. Shtoni lëngun e dy limonëve dhe mjaltin. Në fund përziejini mirë e zbrazini në kavanozë qelqi.

Ruajini në një vend të ftohtë ose më së miri në frigorifer.

Nga përbërësit e mësipërm do të fitoni dy kavanozë me këtë bombë vitaminoze e cila përmban shumë vitamina, që ndihmojnë imunitetin, largojnë lodhjen dhe përmirësojnë pasqyrën e gjakut.

Përdoreni 3 herë në ditë, gjysmë ore para ushqimi nga një lugë plot me këtë përzierje të shëndetshme frutash e perimesh.