Tahiri: 10 rastet e kontakteve dolën negative

Tahiri: 10 rastet e kontakteve dolën negative

Ministria e Shëndetësisë, sot ka marrë vendim që Fshati Samadrexhë, i komunës së Vushtrrisë të shpallet vatër e përhapjes së infeksionit.

Lajmin e bëri të ditur sonte kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Ai përmes facebook-ut, njoftoi se personi i diagnostifikuar me Covid-19 dhe kontaktet e bëra, janë rekomanduar të vetizolohen.

“10 testet e kontakteve të deklaruara kanë rezultuar negativ. Policia e Kosovës, Stacioni në Vushtrri do të ketë mbikëqyrje të shtuar në këtë fshat. Ky vendim vlen deri në vendimin tjetër.”, shkroi në facebook Tahiri.

Ai më tutje kërkoi që qytetarët të rrinë në shtëpi dhe ta ruajnë distancën./21Media