Samir Ujkani bëhet baba për herë të dytë

 
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, është bërë baba për herë të dytë.
Në një postim në Instagram, Ujkani ka njoftuar për lindjen e djalit të tij.
Ai ka publikuar një fotografi ku shihet me djalin, me ç’rast ka zbuluar edhe emrin e tij.
Keyan quhet djali i Samir Ujkanit.

Samir Ujkani është martuar me Efnan Jusufin në vitin 2017. Çifti në vitin 2018 janë bërë prindër për herë të parë me vajzën Ilayda. Ndërsa tani familja e tyre është zgjeruar me një djalë./21Media

 

Back to top button