Samsung po punon në eliminimin e këtij problemi

Samsung po punon në eliminimin e këtij problemi

Kompania Samsung është duke punuar në sensorin optik të gjurmëve të gishtërinjve, i cili do të implementohet në vetë ekranin e pajisjes.

Sugjerohet se kompania jugkoreane teknologjinë në fjalë do ta paraqesë në kuadër të telefonit Galaxy Note8 më vonë gjatë këtij viti. Por, raporti më i ri tregon se Samsung ka probleme që teknologjinë in-screen të gjurmëve të gishtërinjve ta sjellë me kohë në telefonin e vet më të ri.

Sipas pohimeve, Samsung po përballet me ndriçim jo të njëjtë në gjithë ekranin, të cilin po e shkaktojnë problemet me sensor. Testet për implementimin e sensorit në Note8 kanë krijuar rezultate të pakënaqshme dhe duket se fusha e ekranit ku ndodhet sensori është më shumë i ndritshëm se sa pjesa tjetër.

Samsung po punon në eliminimin e këtij problemi, por besohet se kompania nuk do të jetë në gjendje që me kohë ta gjejë zgjidhjen, në mënyrë që çdo gjë të jetë e gatshme për publikimin në gusht të telefonit Galaxy Note8.

Më herët ishte pritur që kompania ta integrojë sensorin e gishtërinjve në ekranin e telefonit Galaxy S8, por Samsung nuk ka arritur që teknologjinë ta implementojë me kohë.