Ai dëshiron transferimin në Premier League

Ai dëshiron transferimin në Premier League

Alex Sandro duket se dëshiron largimin nga klubi italian, Juventus. Mediet italiane raportojnë se Sandro ka kërkuar largimin nga “Zonja e Vjetër”, pas interesimit të madh te Chelseat dhe Manchester Cityt.

“Blutë” e Londrës dhe ‘Qytetarët’, janë gati t’ia ofrojnë Juvës 55 deri në 60 milionë euro për Sandron, i cili ka bërë një super sezon me torinezët sezonin që e lamë prapa.

Pavarësisht së Juve insiston se do ta mbajë lojtarin, megjithatë, raportohet se Sandro dëshiron transferimin në Premier League.