Sanduloviq: Ja përse bëra homazhe në Prekaz

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviq deklaroi se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën akuzohet.
Sanduloviq paralajmëron se do të kërkojë përgjegjësi ligjore për torturën qe e ka përjetuar.
“Çfarë krimi është nëse i vendos lule mbi varrin një vajze të vrarë shtatëvjeçare, ku ka faj ajo, kushdo qoftë babai i saj, çfarë lidhje ka kjo me vajzën. E bëra si njeri, babai, bashkëshorti, si lider i një partie, politika e së cilës është paqja dhe pajtimi në rajon. E konsiderova si detyrim njerëzor dhe moral të shpreh respektin dhe keqardhjen për vrasjen e një vajze shqiptare në këtë rast, të gjithë fëmijët janë viktima të pafajshme”, thotë Sandulloviq për RTK.
Ndërsa ai beson se ky akt nuk ka të bëjë me urrejtje kombëtare dhe fetare, thekson se i gjithë rasti ndaj tij është i motivuar politikisht. Sipas tij, ekipe të ndryshme juridike, madje edhe avokatë nga Britania e Madhe, kanë konstatuar se “nuk ka vepër penale të nxitjes së urrejtjes fetare dhe kombëtare”.