Sanksionet ‘akt i agresionit ndërkombëtar’, tha Medvedev

Dmitry Medvedev, aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Rusisë janë një shpallje e luftës ekonomike.

Ish-presidenti rus i cilësoi masat si të paligjshme. Ai tha se është një akt agresioni ndërkombëtar kundër Federatës Ruse “nga ana e shteteve individuale ose sindikatave të tyre”.

Medvedev e bëri deklaratën në  Telegram, ku paralajmëroi se askush nuk duhet të dyshojë në të drejtën e Rusisë për të mbrojtur veten brenda ligjit ndërkombëtar dhe brenda kufijve të asaj që ajo “e konsideron të përshtatshme”.

Ai us hpreh se sanksionet nuk do të destabilizojnë Rusinë dhe se efekti do të jetë i kundërt.

Dmitry Medvedev është aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe ka shërbyer si president nga viti 2008 deri në 2012 dhe si kryeministër nga 2012 deri në 2020, shkruan BBC./21Media

Back to top button