Reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha po e shijojnë jetën e tyre prindërore. Fotografi të vajzës së tyre Poem Blu, çifti nuk po hezitojnë të ndajnë me ndjekësit në rrjetet sociale. Ata i kanë hapur të voglës edhe një llogari në Instagram.

Sara ka publikuar sot një fotografi shumë të ëmbël, në të cilën shihet Ledri duke fjetur me vajzën e tyre. Vëmendje mori edhe mbishkrimi i fotografisë.

“Unë: Ledri mbaje pak sa të vishem. Kthehem pas dy minutash…”

Më datë 14 dhjetor, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)


 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Kujtojmë se, Ledri ka publikuar në muajin tetor projektin e veçantë “Si baba”, të cilin ia ka dedikuar vajzës së tij.

Ndryshe, Ledri ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, i cili do të publikohet të premtën në ora 20:00. Kënga mban titullin “Sot Sot Sot”./21Media 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)