Sjellja në jetë një fëmijë konsiderohet si mision i shenjtë për një grua, e si i tillë është ëndërr pothuaj e secilës.

Kjo ëndërr realitet u bë edhe për Sara Hoxhën, partneren e reprerit të mirënjohur, Ledri Vula. Ajo mori epitetin nënë pasi lindi vajzën Poem Blue, shkruan portali rtv21.tv

Pas dy ditësh të ardhjes në jetë të vogëlushes Vula, Sara bëri postimin e parë pas lindjes. E konsideroi si  proces sfidues, por më se të vlefshëm.

“Ne kaluam në sfidën më të vështirë për të marrë dhuratën më të mrekullueshme që dikush mund të ketë në jetë. Poem Blue Vula 14. 12. 2020”, shkroi Sara në Instagram teksa publikoi edhe dy fotografi mahnitëse, teksa mban në duar këmbën e vajzës, si dhe një tjetër ku shihet se ka pranë Ledrin.

Prania e Ledrit nuk mungoi as gjatë shtatzënisë, ata ishin çifti më i komentuar i estradës, ndanë me fansat momentet më të bukura, si zbulimin e gjinisë, baby shower e Sarës, e kujtimi më i bukur i kësaj periudhe mbetet kënga e Ledrit “Si baba” dedikim për të bijen që po vinte në jetë./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha)