Sara Hoxha është bërë një ndër fytyrat publike më të komentuarat në kohët e fundit. Lidhja me reperin Ledri Vula, e ka bërë bukuroshen të jetë tema kryesore e mediave rozë.

Poashtu Sara numëron mbi 249 mijë ndjekës në Instagram dhe vazhdimisht është aktive, ku ndanë me adhuruesit e saj imazhe të ndryshme, shkruan rtv21.tv

Sot ajo ka publikuar disa fotografi të gjyshit të saj të ndjerë, Telat Agollit, i cili ka qenë kampion kombëtar për 20 vjet (1950-1972) në ngritje peshe, me 99 rekorde kombëtare.

 

Kujtojmë se Agolli ishte nderuar me shumë tituj si: mjeshtër sporti, mjeshtër i Merituar i sportit, Nder i sportit shqiptar dhe Nder i sportit të peshëngritjes në vitin 2010. Gjithashtu, ai ka marrë edhe një seri vlerësimesh si Mirënjohje nga Komiteti Olimpik Shqiptar, kupa dhe medalje të ndryshme, dhënë në spektakle artistike e ceremoni sportive.

Telat Agolli, ka qenë ndër të parët artistë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranës, në vitin 1952, si profesionist. U nda nga jeta më 13 tetor 2016, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media