Sara Hoxha është bërë një ndër fytyrat publike më të komentuara në kohët e fundit. Lidhja me reperin Ledri Vula e ka bërë bukuroshen të jetë tema kryesore e mediave rozë.

Sara tregohet mjaft aktive edhe ne rrjetet sociale, ku publikon imazhe te ndryshme për ndjekësit e saj.

Përmes disa postimeve ne Instastory, Sara sot tregoi se ka pranuar një dhuaratë të veçante nga vjehrra e saj, Xheraldina Vula.

“Kush tjetër përpos Xherladinës do të më dhuronte këto syze unike që kurrë nuk do mendoja t’i blija vet?”, është mbishkrimi që Sara e la mbi imazhin e publikuar në Instagram.

Kujtojmë që, Sara dhe Ledri së shpejti do bëhen prindër të një vajze.

Ledri këtë muaj publikoi projektin  “Si baba” i cili i dedikohet vajzës së tij, që po vjen në jetë./21Media