Afërdita Saraçini -Kelmendi, drejtoreshë e Radiotelevizionit 21, duke u bazuar ne burime e agjencive analitike tha se lajmet e rreme po financohen nga Rusia.

Disa vjet radhazi kur flasim për lajmet e rreme në bazë të burimeve dhe informacioneve të disa hulumtimeve të Agjencive analitike thuhet se ka pasur tendenca dhe po vazhdojnë ato tendenca ku janë paguar media me para të mëdha nga burime ruse te cilat përmes portaleve të rreme kanë plasuar lajme te ndryshme. Kjo ka ndodhur para zgjedhjeve në Maqedoni për shkak të ndryshimit të qeverive atje, kjo ka ndodhur në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Kanë lindur portale të shumta të cilat pas zgjedhjeve janë shuar. Qëllimi i tyre ka qenë ndikimi në zgjedhje për të triumfuar pala e kundërt”, tha ajo në Klan Kosova.