Saraçini shkruan letër për komunitetin e hendbollit

Saraçini shkruan letër për komunitetin e hendbollit

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini ka kërkuar që gjatë këtyre ditëve të vështira, të bëhet kujdes maksimal ndaj shëndetit dhe sigurisë.

Shëndeti juaj është shumë i çmueshëm, ndaj përpiquni që në mënyrën më të mirë t’i kontribuoni tejkalimit të kësaj gjendje”, ka shkruar ndër të tjera Sraçini. 

Përmes një letre drejtuar komuniteti të hendbollit, Saraçini ka thënë se “FHK-ja do të jetë gjithnjë në suportin tuaj personal dhe të klubeve”.

Ai ka njoftuar se aktualisht janë duke analizuar të gjitha aspektet e gjendjes së imponuar dhe së bashku me institucionet do ta bëjnë më të mirën që pas tejkalimit të kësaj situate, të rikthehen sa më shpejtë në palestra dhe të ushtrojnë.  /21Media